TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kapet nga policia malazeze një 34-vjeçar shqiptar nga Tirana, ndaj të cilit kishte urdhër-arresti ndërkombëtar
Shtetasi shqiptar A. C., 34 vjeç, nga Tirana, është arrestuar sot nga policia malazeze në pikën kufitare të Sukobinit (Muriqan), me një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli në Bruksel. Ky informacion u njoftua nga Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.
Ky shtetas u arrestua nga efektivët e Sektorit të Policisë Kufitare. Për të, ishte lëshuar një urdhër-arresti nga Gjykata e Shkallës së Parë në Antwerp, për t’u ndjekur penalisht në Belgjikë, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale të anëtarësimit në organizatë kriminale, shkelje e ligjeve të drogës dhe pjesëmarrje në trafikun e drogës si bashkëpunëtor, sipas Kodit Penal të Mbretërisë së Belgjikës.