BALLKAN, 28 Shkurt 2025, 17:12

Operacioni, konfiskohen armë, municione e eksploziv në veri të Kosovës

Operacioni, konfiskohen armë, municione e eksploziv në veri të

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në një fshat të Leposavicit, ku janë konfiskuar armë, municione e eksploziv.

Operacioni ka rezultuar me gjetjen dhe të disa uniformave ushtarake, teksa priten detaje të tjera në konferencë për shtyp nga policia.

Në këtë konferencë, e cila do të mbahet në ndërtesën e Drejtorisë Rajonale të Policisë – Mitrovicë Veri në ora 18:00, do të marrin pjesë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Veri, Veton Elshani

Policia pritet të japë më shumë detaje rreth operacionit dhe materialeve të konfiskuara.