BALLKAN, 28 Shkurt 2025, 19:15

Arrestohet një grua në Mitrovicë, dyshohet për spiunazh

Arrestohet një grua në Mitrovicë, dyshohet për spiunazh

Një grua në rajonin e Mitrovicës është arrestuar sot nën dyshimin se ka kryer veprën “Spiunazh”. 

Lajmi është bërë i ditur nga Prokuroria Speciale.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë Kundër Terrorizmit dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, sot në mbrëmje, në rajonin e Mitrovicës ka arrestuar një person, për shkak të dyshimit të bazuar, se në bashkëkryerje e ka kryer veprën penale “Spiunazhi”, nga neni 124 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimin e dyshuara me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarës, me qëllim të sigurimit edhe të provave tjera material.

“Ndërkohë, prokurori i shtetit, ndaj të dyshuarës do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale.”, thuhet tutje në njoftim.