TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar 145 nga 187 kuti me vota të dërguara me postë nga jashtë Kosovës.
Sipas njoftimit, aktualisht janë në proces të numërimit fletëvotimet nga komunat Vushtrri, Junik, Ferizaj, Prizren, Shtime dhe Suharekë. KQZ thekson se procesi po zhvillohet në mënyrë transparente dhe në prani të vëzhguesve të akredituar, shkruajnë mediet e Kosovës.
Deri më tani, rezultatet e votave të numëruara janë si më poshtë:
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 24,507 vota (52.15%)
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 13,742 vota (29.24%)
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 4,560 vota (9.70%)
AAK – NISMA – Konservatorët – Intelektualët – 1,438 vota (3.06%)
Procesi i numërimit pritet të përfundojë të martën, ndërsa rezultatet përfundimtare do të shpallen pas verifikimit të plotë nga KQZ.