TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur sërish nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Kësaj radhe, PZAP-ja bën të ditur se VV-ja është dënuar me tre mijë euro për takimin e kryetarit të kësaj partie, Albin Kurtit me një hoxhë, konkretisht Husamedin Abazin, i punësuar në organizatë fetare.
“Subjektit Politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, i shqiptohet dënimi më gjobë në lartësi prej 3 mijë euro”, thuhet në vendimin e PZAP-së.
Në po të njëjtin vendim bëhet e ditur se kryetari i VV-së, pra Kurti, bëri fushatë me përfaqësues fetarë dhe të organizatave bamirëse, raporton Klankosova.