BALLKAN, 3 Shkurt 2025, 19:13

Zhvillohet varrimi i tre adoleshentëve që ndërruan jetë në Jabllanicë, merr pjesë dhe Daut Haradinaj: Jemi pa fjalë

Zhvillohet varrimi i tre adoleshentëve që ndërruan jetë

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë të Gajkovës.

Këtë e bëri me dije vetë ai në rrjetet sociale.

Fjalët nuk mjaftojnë për dhimbjen që sot ndan e gjithë Kosova. Lufta mori shumë dëshmorë jabllanicas, mes tyre edhe gjyshërit e tyre: Ali Rama, Ramë Mehmetaj dhe Bajrush Mehmetaj. Në luftë, sado që kishim dhimbje, kishim edhe krenari. E sot, e gjithë Kosova ishte në Jabllanicë me zemër të thyer. Ngushëllime familjeve Rama, Morina dhe Mehmetaj. Ngushëllime gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Daut Haradinaj.