BALLKAN, 4 Shkurt 2025, 16:06

Akuzohen se frikësuan dëshmitarin, duke penguar drejtësinë! Dhomat e Specializuara në Hagë dënojnë Haxhi Shalën, Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin

Akuzohen se frikësuan dëshmitarin, duke penguar drejtësinë!

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë dënuar Haxhi Shalën, Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin për frikësim të dëshmitarëve dhe për pengim të drejtësisë. Ata u dënuan pasi arritën marrëveshje për pranim të fajësisë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Haxhi Shala është dënuar me tre vjet burgim, Sabit Januzit u dënua me dy vjet burgim dhe Ismet Bahtijari me dy vjet burgim.

Bahtijari dhe Januzit do t’u llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim që prej pesë tetorit 2023. Ndërkohë Haxhi Shalës nga 11 dhjetori i 2023. Të dënuarit do të paguajnë shumën prej 500 euro për viktimën numër një. Shala do të paguajë 400 euro, Januzi 100 euro dhe Bahtijari nuk do të paguajë asgjë.