TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy të tretat e 16 000 banorëve të Santorinit janë larguar drejt kontinentit, pasi lëkundjet që kanë tronditur ishullin për 13 ditët e fundit vazhduan edhe sot.
“Policia ka shtuar patrullimet e saj në rrugët boshe të ishullit për shkak të frikës se mund të ndodhin grabitje”, raportoi kanali i lajmeve ERTnews.
Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve ka rritur numrin e shërbimeve të urgjencës në ishujt e prekur si Santorini, Ios, Amorgos dhe Anafi.
”Zjarrfikësit dhe punonjësit e shpëtimit me qen kërkimi janë në terren, si dhe punonjësit e kompanive të energjisë elektrike, të cilat mund të përdorin gjeneratorë të mëdhenj në rast të ndërprerjes së energjisë pas një tërmeti të fortë”, tha zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis. Sizmologët dhe gjeologët shohin opsione të ndryshme se si mund të zhvillohet situata.