TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar sot me zëvendës-kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi në Bratislavë.
Në një postim në Twitter, Lajçak ka deklaruar se me Bislimin kanë rënë dakord për hapat e parë drejt uljes së tensioneve të situatës në veri dhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialog.
“Sot në Bratislavë zhvillova diskutime intensive dypalëshe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, në përputhje me deklaratën e 27 vendeve të BE-së të 3 qershorit dhe rrugën përpara në zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut. Ne ramë dakord për hapat e parë drejt këtij qëllimi”, shkroi Lajçak në Twitter.
Held intense bilateral discussions today in Bratislava with DPM @BislimiBesnik on de-escalation of the situation in north Kosovo, in line with the EU27 statement from 3 June, and the way forward in implementing all Dialogue Agreements. We agreed on first steps towards this goal. pic.twitter.com/spPWEf1EEL
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 10, 2023