BALLKAN, 3 Dhjetor 2022, 20:40

U vra me dy plumba në kokë nga i dashuri shqiptar në Greqi, ja kush është 19-vjeçarja

U vra me dy plumba në kokë nga i dashuri shqiptar në Greqi, ja
Kristijana Brakaj dhe Qamil Taja

Lajmi për vrasjen e 19-vjeçares shqiptare, Kristjana Trakaj, nga partneri i saj 25-vjeçar shqiptar, Qamil Taja, ka shkaktuar tronditje në lagjen Kaminia të Pireut, ku çifti shqiptar jetonte.

Marrëdhënia e tyre nuk ishte aq dhe harmonike, pasi kanë pasur debate, grindje të shpeshta. Kjo bazuar në deklaratat e fqinjëve të çiftit. Ata thonë për mediat greke se një sherr i ashpër mes çiftit kishte ndodhur vetëm një javë më parë.

Disa prej fqinjëve thonë se i dëgjonin shpesh grindjet e çiftit, por nuk mund ta imagjinonin se do të përfundonte në vrasje.

“Një javë më parë dëgjova përleshje. Mund të dëgjoja të bërtitura dhe zënka të forta. Vajza ishte disi më e mbledhur. Ai ishte më i zhurmshëm, më aktiv.", thuhet në deklaratën e fqinjëve.

"Zënka e fundit ishte e ashpër. Më së shumti dëgjoja zërin e gruas”, thotë fqinji i çiftit, i cili edhe pse ishte në shtëpi, nuk e dëgjoi të shtënën fatale.”
Disa prej fqinjëve thonë se i dëgjonin shpesh grindjet e çiftit, por nuk mund ta imagjinonin se do të përfundonte në vrasje.

23-vjeçari shqiptari punonte në një lokal nate në Pire, ndërsa 19-vjeçarja punonte në një klub nate në Kallithea. Autori ka qenë dhe më parë i shoqëruar në Polici pas një zënke që ka pasur me partneren, dhe ka deklaruar para autoriteteve se konflikti ka ndodhur për shkak se ai është xheloz për 19-vjeçaren.

U vra me dy plumba në kokë nga i dashuri shqiptar në Greqi, ja
Arkivoli me trupin e 19-vjeçares