BALLKAN, 2 Dhjetor 2022, 09:23

Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare ish-kandidati për president të Kosovës

Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare ish-kandidati

Ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare ish-gazetari dhe ish–kandidati i pavarur për president të Republikës së Kosovës Seremb Gjergji. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij Sama Bajraktari-Gjergji.

“Lamtumirë fytyra ime e bukur e kësaj bote”, ka shkruar ajo në faqen e saj të Facebook.

Në vitin 2016, Gjergji ishte kandidati i pavarur për president të Kosovës dhe u shfaq me një fushatë të quajtur “Serembi për Kosovën”.

Seremb Gjergji ka filluar karrierën si gazetar para, gjatë e pas luftës në Kosovë ne disa mediume të shkruara dhe elektronike. Ai ka qenë aktiv në debate aktuale politike me pjesëmarrje aktive dhe ne opinione te shkruara.

Njihet si ndër aktivistët e parë që ka marrë guximin të shpallë kandidaturën për President te Kosovës, si kandidat i pavarur.

I ndjeri la pas bashkëshorten Samije Bajraktari-Gjergji dhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Kjo e fundit ka publikuar fotografi të Gjergjit në spital, pak para se të vdiste.

“T’pushoft shpirti n’paqe baba jem. Gjithmon ke me kon baba ma i mirë në botë”, ka shkruar vajza e tij.

Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare ish-kandidati