BALLKAN, 2 Dhjetor 2022, 13:43

I jepet lamtumira e fundit shtatzënës që u vra në Prishtinë, vrasësi ende në arrati

I jepet lamtumira e fundit shtatzënës që u vra në

Sot iu dha lamtumira e fundit Hamide Magashit, gruas shtatzënë e cila u vra dy ditë më parë para Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku i dyshuar për vrasjen e saj është ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili.

Në ceremoninë e varrimit të 35-vjeçares kanë marrë pjesë shumë qytetarë si dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Sokol Halili, i dyshuar për vrasjen e ish-gruas së tij shtatzënë, Hamide Magashi mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është ende në kërkim nga Policia e Kosovës.

I jepet lamtumira e fundit shtatzënës që u vra në

I jepet lamtumira e fundit shtatzënës që u vra në