BALLKAN, 29 Janar 2022, 20:59

U takuan 27 vite më parë në një debat televiziv/ Humb jetën në moshën 56-vjeçare ish-bashkëshortja e presidentit Vuçiç

U takuan 27 vite më parë në një debat televiziv/ Humb

Sonte në Beograd ka vdekur, ish-gruaja e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç – Ksenija Vuçiç, në moshën 56-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur vetë presidenti serb Aleksandar Vuçiç, në llogarinë e tij në Instagram.

Gruaja e parë e presidentit ka lindur në vitin 1968 në Beograd, ku edhe u diplomua për histori arti në Fakultetin Filozofik. Ajo punoi si gazetare prej 28 vitesh.

U takuan 27 vite më parë në një debat televiziv/ Humb

Ksenija Vuçiç u takua me Vuçiçin në vitin 1995 në Radio Indeks, teksa ishte duke udhëhequr një duel mes tij dhe Aleksandar Çotriçit.

Ata u martuan dy vite më vonë dhe u ndanë në vitin 2011. Ata kanë dy fëmijë, një djalë Danilo dhe një vajzë Milica. /GazetaExpress