BALLKAN, 28 Janar 2022, 12:24

Hoti: Të ndryshohet menjëherë vendimi që kërkon tre doza për të hyrë në Kosovë

Hoti: Të ndryshohet menjëherë vendimi që kërkon tre

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, është shprehur sot se ka pranuar mesazhe dhe thirrje nga Kukësi, Lugina e Preshevës, Shkupi e Tetova në lidhje me kërkesën për tre doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë.

Hoti e ka quajtur shqetësuese mungesën e koordinimit të qeverisë së Kosovës me qeveritë në Tiranë, Shkup dhe me Luginën e Preshevës.

 “Këto ditë kam pranuar mesazhe dhe thirrje nga Kukëksi, Lugina e Preshevës dhe Shkupi e Tetova. Kërkesa për tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë është vërtetë e pakuptimtë.

Shqetësuese është mungesa e koordinimit të Qeverisë së Kosovës në marrjen e vendimeve të tilla me Qeverinë në Tiranë dhe atë në Shkup, si dhe me Kryetaren e Preshevës”, shkruan Hoti në një postim në Facebook.

Ai shprehet se vendimi duhet të ndryshohet menjëherë.