TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shifër rekord të infektuarish me Covid është shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Raporti i fundit i ministrisë së Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar të infektuar me Covid, 4397 raste të reja, nga 16 mijë testime, një shifër që nuk është shënuar asnjëherë që nga fillimi i pandemisë.
Fatmirësisht në orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë dhe betejën me Covid e kanë fituar 607 qytetarë.
Ndërkohë në Kosovë vijojnë të jenë aktiv me koronavirus, 25,458 persona.