TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një përfaqësues i presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodiku është pritur në një takim nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Mediat boshnjake shkruajnë se Dodik është duke kërkuar mbështetje nga Rusia për veprime të mëtejshme me qëllim kolapsimin e shtetit boshnjak përmes kërkesave për transferim të kompetencave për “Republikën Serbe”.
Ndër të tjera në artikull thuhet se Dodik ka arritur në Moskë në kulmin e konfliktit me Perëndimin, i cili nuk përjashton sanksionit ndaj Dodikut shkak i veprimeve të tij anti-shtetërore.
Ndër të tjera në këtë media theksohet se Dodik mbështetet në Rusinë dhe Kinën dhe se ai ka thënë tashmë që nuk i intereson për kërcënimet për sanksione nga Perëndimi.
Gjithashtu në një shkrim në mediat ruse përmendet dhe opsioni i ndihmës ruse për Republikën Serbe, dhe rikujton se Rusia mund të dërgojë forca ajrore në Bosnje e Hercegovinë sikur që kanë bërë në vitet e 90-ta, si kontigjent paqeruajtës ndërkombëtar.
Ato forca ushtarake ruse ishin transferuar në Prishtinë në vitin 1999.