BALLKAN, 12 Qershor 2023, 18:38

Pak muaj më parë i shpëtoi jetën, deputeti shqiptar takohet sërish me vogëlushin, publikon foton emocionuese

Pak muaj më parë i shpëtoi jetën, deputeti shqiptar takohet

Deputeti shqiptar në Suedi, Adnan Dibrani, ka pasur sot një takim tepër të veçantë, me një vogëlush që pak muaj më parë i shpëtoi jetën nga mbytja.

Sipas mediave të huaja, Dibrani gjatë gjithë kohës ka qenë në kontakt me familjen e djalit pesëmuajsh, të cilin e quan “mik i vogël nga Mali i Zi”.

Ai thotë se djali qeshte gjatë gjithë kohës dhe madje se prindërit mendojnë se ai e njeh zërin e tij.

"Ai është krejtësisht i shëndetshëm dhe i gëzuar, ai donte të shihte gjithçka dhe të lëvizte lirshëm. Qeshte gjatë gjithë kohës. Ishte fantastike ta shihja përsëri", tha deputeti suedez për Goteborgs Posten.

Kujtojmë se nëna e vogëlushit humbi jetën, ndërsa i vogli u nxor i gjallë nga lumi Moraça, nga deputeti në fjalë.

Pak muaj më parë i shpëtoi jetën, deputeti shqiptar takohet