TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Escobar nuk foli për media pas këtyre takimeve.
Në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit u tha se ata kanë diskutuar “për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit, veçanërisht në pjesën veriore të Republikë së Kosovës”.
“U theksua se barrikadat në rrugë duhet të largohen menjëherë”, u tha në njoftimin e Kryeministrisë.
Disa serbë lokalë, qysh më 10 dhjetor, kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës, duke bllokuar rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë. Kjo, pasi Policia e Kosovës ka arrestuar ish-policin serb, Dejan Pantiç. Ai dyshohet për përfshirje në një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
SHBA-ja ka kërkuar largimin e barrikadave dhe shtensionimin e situatës.