BALLKAN, 9 Janar 2023, 17:07

Tensionet Kosovë-Serbi/ Escobar dhe Lajçak takim në selinë qëndrore të NATO-s: Të përkushtuar për të gjetur një zgjidhje në interes të stabilitetit

Tensionet Kosovë-Serbi/ Escobar dhe Lajçak takim në selinë

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe i dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë zhvilluar një takim në selinë qendrore të NATO-s.

Lajmin e ka bërë të ditur misioni i SHBA-së në NATO, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Në njoftim theksohet se Shtetet e Bashkuara, aleatët e NATO-s dhe BE-ja janë të përkushtuara të punojnë me Serbinë dhe Kosovën për të gjetur një zgjidhje në interes të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve.

Gjithashtu përmendet se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për të gjithë evropianët.

“Paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për të gjithë evropianët. Shtetet e Bashkuara, aleatët tanë të NATO-s dhe BE-ja janë të përkushtuara të punojnë me Serbinë dhe Kosovën për të gjetur një zgjidhje dhe rrugë përpara në interes të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve”, thuhet në postimin në “Facebook”, të Misionit të SHBA-ve në NATO.