BALLKAN, 7 Janar 2023, 20:19

Akuzohet se plagosi 2 të rinj serbë, flet xhaxhai i ushtarit të FSK-së: I bllokuan rrugën, e bëri për vetëmbrojtje!

Akuzohet se plagosi 2 të rinj serbë, flet xhaxhai i ushtarit të
Ushtari i FSK-së, Azem Kurtaj

Familja e ushtarit të FSK-së Azem Kurtaj që plagosi 2 të rinj serbë në Shtërpcë e justifikon veprimin e tij duke thënë se ishte për vetëmbrojtje.

Xhaxhai i Azemit, Afrimi, në një bisedë për ‘Nacionalen’ tha se nipit të tij i ishte bllokuar rruga, ndaj ka qëlluar për vetëmbrojtje.

“Të gjithë jemi të shqetësuar për rastin. Pak dimë edhe ne, por e dimë që iu ka blloku rruga edhe në mbrojtje ka gjuajtur. Ai (Azemi) ka qenë duke kalu andej. Arma sigurisht që ka qenë me leje”- tha Afrim Kurtaj.

Të njëjtin qëndrim kishte edhe avokati, i cili sqaroi se gjendja emocionale e Kurtajt është e rëndë pas asaj që ka ndodhur të premten pasdite. Sipas asaj që i ka thënë ushtari, veprimi u bë për vetëmbrojtje.

Në Gotovushë të Shtërpcës, të premten u plagosën dy persona, Stefan Stojanoviq 11-vjeçar dhe Millosh Stojanoviq, 21-vjeçar.

Cvetko Petroviq i cili ka qenë dëshmitar i rastit, tregon sesi ka rrejdhur e gjithë ngjarja. Personi që dërgoi të plagosurit në Qendrën e Mjeksësisë Familjare në Shtërpcë ishte Milan Kudimiq. Ai shprehet se nuk di motivet e këtij akti, derisa shton se asnjëherë nuk kanë pasur probleme me fqinjët shqiptarë.