TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, ku një burrë pas një debati me gruan e tij, ka nisur ta dhunojë dhe më pas tentoi t’i vinte flakën me qëllim që ta digjte të gjallë.
Sipas burimeve nga media greke, Protothema, ngjarja ndodhi shtëpinë e tyre në zonën e Halkidës dhe shërbimet e policisë së Evias kanë nisur kërkimet për kapjen e autorit.
Makthi për gruan ndodhi vonë të premten në mbrëmje, ku autori pasi e ka sulmuar gruan ën debat e sipër, është larguar nga banesa. Më pas ajo ka njoftuar Policinë, por para se të mbërrinte policia, autori është kthyer në shtëpi dhe ka tentuar t’i vë flakën gruas së tij.
Gruaja ka arritur të arratiset dhe të lajmërojë sërish Policinë, por gjatë kësaj kohe bashkëshorti ishte zhdukur.
Ndërkohë që puna për kapjen e tij po vijon, duke vijuar janë edhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.