TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 33-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Kosovë mbrëmjen e kësaj të diele. Referuar asaj që raportojnë mediat vendase, ngjarja është regjistruar në fshatin Gadish, në Gjilan.
Autoritetet kanë arrestuar personin e dyshuar, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital dhe po mbahen në kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe arma e zjarrit, e cila dyshohet të jetë përdorur për plagosjen e të riut. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.