TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rreth 50 kamera të sigurisë, të cilat kishin qenë të vendosura në zona të banuara me shumicë serbe në rajonin e Gjilanit, janë konfiskuar nga Policia e Kosovës, të premten. Prokuroria e Gjilanit ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se konfiskimi është bërë nga Policia, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjilan, dhe me urdhër të gjykatës kompetente në Gjilan.
“Dyshohet se të njëjtat [kamera] janë përdorur për fotografime dhe incizime të paautorizuara”, ka thënë Liridona Xheladini, zyrtare për komunikim në Prokurorinë e Gjilanit. Prokuroria nuk ka treguar saktë se në cilat zona është bërë sekuestrimi, teksa ka thënë se bëhet fjalë për fshatra të banuara me shumicë serbe në rajonin e Gjilanit.
Përveç disa fshatrave në Komunën e Gjilanit, që janë të banuara me serbë, në rajonin e Gjilanit përfshihen edhe dy komuna të tjera ku serbët përbëjnë shumicën – Ranilluku dhe Parteshi.