BALLKAN, 23 Dhjetor 2023, 18:32

“Na keqtrajtonte dhe abuzonte”, zbardhet dëshmia e 16-vjeçarit që vrau babanë në Greqi

“Na keqtrajtonte dhe abuzonte”, zbardhet dëshmia e

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë, pasi një 16-vjeçar ka vrarë me thikë babain e tij 71-vjeçar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes në Kalyvia, në banesën e tyre.

I mituri ka deklaruar se babai keqtrajtonte dhe abuzonte me nënën dhe vëllanë e tij, shkruajnë mediat greke. Pasi ka debatuar me të atin 71-vjeçar, ka marrë dy thika dhe ka arritur ta godasë disa herë, duke e lënë të vdekur.

Vëllai i 16-vjeçarit dhe nëna e tyre 45-vjeçare jetonin diku tjetër, pasi çifti ishte divorcuar. Autori jetonte me të atin dhe priste të mbushte moshën 18-vjeçare për t’u larguar edhe ai.