BALLKAN, 20 Mars 2022, 21:49

Përplasen katër automjete në Kosovë, raportohet për 18 persona të plagosur

Përplasen katër automjete në Kosovë, raportohet për 18

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku raportohet se 18 persona kanë mbetur të plagosur.

Lajmi eshte konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë, i cili ka deklaruar se në aksident janë përfshirë 4 automjete.

Të lënduarit, sipas Policisë, janë dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal të Pejës.

“Sot rreth orës 19:05 në fshatin Grabanicë të Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes katër veturave ku si pasojë 18 persona kanë marrë lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar me autoambulanca e disa të tjerë edhe me vetura private për në spitalin rajonal të Pejës”, ka thënë policia per mediat ne Kosove.