TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Greqia ka shprehur dëshirën për të udhëhequr misionin humanitar në Mariupolin e shkatërruar nga forcat ruse.
Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias synon të shkojë personalisht në Mariupol si kre i misionit që do të transportojë ndihma humanitare për civilët ukrainas.
Sipas informacioneve pritet që Greqia të bashkëpunojë me Kryqin e Kuq Ndërkombetar në konsultim me qeverinë ukrainase dhe ruse.
Për këtë arsye në ditët në vijim priten negociata midis Athinës, Moskës dhe Kievit.
Në rast se palët ndërluftuese pranojnë propozimin e Athinës për transferimin e Nikos Dendias, si kreu i misionit që do të transportojë ndihma humanitare në Mariupol , udhëtimi do të bëhet në ditët në vijim pas kthimit të Nikos Dendias nga Nju Delhi.
Qyteti port i rrethuar i Mariupolit në Ukrainën juglindore është përballur me bombardime të vazhdueshme nga rusët, të cilët po tentojnë të rrethojnë portin e Detit të Zi, që nga 24 shkurti.
Mariupoli është një rajon kyç për forcat e Kremlinit pasi në rast se Rusia merr kontrollin e qytetit do t’i lejonte Moskës të formonte një korridor tokësor midis rajoneve lindore të Donetsk dhe Luhansk dhe Krimesë, të cilat tashmë janë nën kontrollin rus.