BALLKAN, 28 Gusht 2024, 14:44

Tabela “e frikshme” në Maqedoninë e Veriut, udhëtarëve që dalin nga vendi u thuhet “lamtumirë”

Tabela “e frikshme” në Maqedoninë e Veriut,

Ish-ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut Krenar Lloga, ka publikuar një foto skandaloze në rrjetet sociale.

Lloga ka publikuar tabelën e fundit që është në dalje të RMV në pikën kufitare të Bllacës. Në këtë tabelë, në versionin shqip thuhet “lamtumirë” në vend të “mirupafshim”. Komentues të shumtë e kanë cilësuar tabelën si skandaloze, e se duhet të ndryshojë menjëherë.

“Në pikën kufitare të Bllacës, përshëndetja në shqip për ata që ka mbetur RMV-në është skandaloze: “Lamtumirë” apo troç ka thënë “mos u kthefshi”, përderisa në gjuhën maqedonase dhe angleze është e saktë. Janë me zgjedhje ata qytetarë që brenda ditës kalojnë këtë pikë, dhe duhet të duhet të ndërrojnë të me “Mirupafshim!”, shkruan Lloga.