BALLKAN, 26 Gusht 2024, 17:29

Serbia arreston spiunin e dyshuar të Kroacisë, Zagrebi mohon rastin

Serbia arreston spiunin e dyshuar të Kroacisë, Zagrebi mohon rastin

Agjencia Serbe e Sigurisë dhe Inteligjencës (BIA) është shprehur se ka arrestuar një “spiun të Kroacisë” herët të hënën në mëngjes. Sipas tyre personi në fjalë u arrestua “në një operacion kundër-spiunazhi”.

BIA thekson se operacioni ishte rezultat i “punës disamujore operative nga BIA dhe një vazhdimësi e përpjekjeve për të luftuar spiunazhin dhe aktivitetet subversive nga Agjencia Kroate e Sigurisë dhe Inteligjencës (SOA).

Nga ana tjetër Kroacia u shpreh përmes ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane nuk ka informacion në lidhje me arrestimin e “një spiuni kroat”. “Ne nuk kemi asnjë informacion për këtë çështje apo se një ngjarje e tillë ka ndodhur në të vërtetë”, tha ministria në përgjigje të një pyetjeje të agjencisë kroate të lajmeve Hina në lidhje me pretendimet e bëra nga mediat serbe.