TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Radoiçiç është arrestuar të martën dhe i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Ai kishte pranuar se kishte drejtuar grupin që kreu sulmet terroriste në Banjskë më 24 shtator, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku e u plagosën tre policë tjerë.
“Është më tepër lëvizje simbolike e Serbisë për të dalë nga presioni i fuqive perëndimore. Nëse e dimë që ky është një hap thelbësor dhe luftë kundër kriminelëve, atëherë të gjithë ata që ishin në grup duhet të arrestohen. Po ashtu ata duhet t’i dorëzohen drejtësisë së Kosovës dhe të dënohen për atë që kanë bërë në Kosovë”, ka thënë Sveçla.
Sveçla e ka quajtur farsë arrestimin e Radoiçiçit. Ai thotë se gjithë sulmi në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator është planifikuar dhe mbështetur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.