BALLKAN, 3 Tetor 2023, 15:10

Pranoi se organizoi sulmin terrorist në Veri, çfarë ndodhi pak orë para arrestimit të Radoiçiç në Serbi

Pranoi se organizoi sulmin terrorist në Veri, çfarë ndodhi pak

Është ndaluar sot në serbi ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç , ndërsa më herët ka pranuar se ishte ai që organizoi sulmin në Veri të Kosovës.

Ndërkohë mësohet se para se të arrestohej, në banesën e tij policia serbe ka kryer kontrolle për disa minuta.

“Policët e Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë bastisur banesën dhe objektet tjera të Milan Radoiçiçit, i cili është ndaluar deri në 48 orë”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.