TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

KFOR ka deklaruar se po shton praninë e forcave dhe aktivitetin e tij në veri të Kosovës pas sulmit terrorist.
”Në dritën e zhvillimeve të fundit, KFOR-i po shton praninë dhe aktivitetin e tij në veri të Kosovës.
Vendimi vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve në rajon. Ky është një hap i kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i ka forcat, aftësitë dhe fleksibilitetin e nevojshëm për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së, për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
KFOR-i do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të paanshme për të mirën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon. Do të vazhdojmë të rregullojmë qëndrimin tonë, sipas nevojës", deklaroi KFOR.
KFOR-i gjithashtu ka kërkuar riangazhim në dialog, pasi sipas tyre është mënyra e vetme për të arritur paqe dhe stabilitet të qëndrueshëri.
”Ne i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, i cili është mënyra e vetme për të arritur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm për të gjitha komunitetet. Të gjitha palët duhet gjithashtu të përmbahen nga retorika nxitëse”, tha KFOR.