BALLKAN, 13 Mars 2024, 16:25

“Spiun serb”/ Reagimet në internet kundër zyrtarit evropian shkaktojnë përplasje mes Kosovës dhe raportueses Von Cramon

“Spiun serb”/ Reagimet në internet kundër zyrtarit

Një fushatë linçuese u tha se është nisur në internet kundër Gjorgje Bojoviç, këshilltar i raportueses për Kosovën në Parlamentin Evopian, Viola von Cramon. Bojoviç ka bërë të ditur se përmes një numri postimesh, kryesisht nga Kosova, ka filluar një fushatë e koordinuar online kundër tij, ku thuhet se ai i ka mohuar krimet e kryera në vitet ’98-’99 dhe se nuk është i përshtatshëm të jetë këshilltar i Viola von Cramonit, “si spiun rus/agjent serb”.

E një gjë e tillë ka shkaktuar reagime të shumta në plaftormën “X”. Madje në këtë gjë u përfshi edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e cila tha se “Ky linçim i organizuar kundër aktivistëve të shoqërisë civile në Kosovë dhe miqve të Kosovës nëpër rrjetet sociale është i papranueshëm. Është cenim i fjalës së lirë dhe vlerave mbi të cilat jemi përkushtuar të ndërtohemi si shoqëri”.

E raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon e falënderoj ish-presidenten Jahjaga për siç tha ajo “fjalët tuaja të qarta”. “Ky është pikërisht toni se si kisha përjetuar se shumë njerëz të zgjuar dhe me ndikim në Kosovë ndërtuan shoqërinë e tyre. Shpresojmë që këto sulme personale të pista dhe të pajustifikuara të orkestruara nga disa robotë qeveritarë do të tejkalohen së shpejti”, shkroi Von Cramon në “X”. Por kjo deklaratë e saj shkaktoi edhe reagimin e Qeverisë së Kosovës. Zëdhënësi i kësaj qeverie, Përparim Kryeziu në “X” i ka reaguar eurodeputetes Von Cramon.