TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autoritetet greke në Athinë janë alarmuar mëngjesin e kësaj të hëne, pas një telefonate për bombë në një godinën e Gjykatës së Shkallës së Parë të Athinës.
Siç raportojnë mediat greke, grupet speciale të TEEM kanë dalë menjëherë në terren për të kryer kontrollet e nevojshme.
Pas telefonatës për bombë personeli i Gjykatës u evakuua.
Në disa rrugë është bllokuar qarkullimi i mjeteve, si masë paraprake për të mbrojtur qytetarët në rast se telefonata për bombën rezulton të jetë e vërtetë.
Qarkullimi i automjeteve është ndalur në Avenue Athinë nga rruga Achilleos deri në rrugën Mitrodorou. Qarkullimi i mjeteve është bllokuar edhe në rrugët Spyrou Patsi, Iera Odos në Avenue Athinë.
Kujtojmë se kohët e fundit në kryeqytetin grek ka patur telefonata të shumta për bombë në institucionet e drejtësisë, por që në fund kanë rezultuar të jenë false.