TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditë më parë, Bashkimi Evropian u shpreh se në këtë raund do të diskutohet për çështjen e dinarit serb, që është ndaluar për qarkullim ‘cash’ nëpërmjet rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës.
Ndërkombëtarët kanë kërkuar nga Kosova që ta pezullojë rregulloren, ndërsa një ditë më parë presidentja Vjosa Osmani u shpreh se për një pjesë të propozimit amerikan ka pajtueshmëri, ndërsa për tjetrën konsideroi se do të ishte ideale po që se do të diskutohej sot në Bruksel.
Ditë më parë, emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, u shpreh se kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar pezullimin e rregullores së BQK-së.
Një ditë më parë u bë një vit nga dakordimi për atë që njihet si Aneksi i Zbatimit, i Ohrit. Në Bashkimin Evropian janë ankuar për “progres të kufizuar”. Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka paralajmëruar presion për të dyja palët për të ecur drejt zbatimit të marrëveshjes.