BALLKAN, 16 Mars 2024, 10:45

Dyshohet se do të shiste monedha 2 euroshe false, arrestohet 37-vjeçarit në Kosovë. I sekuestrohen 10 mijë euro

Dyshohet se do të shiste monedha 2 euroshe false, arrestohet

Policia e Kosovës ka arritur që përmes masave të fshehta të hetimit ta arrestojë një 37-vjeçar që synonte të shiste monedha 2 euroshe të falsifikuara. Rasti ka ndodhur në fshatin Shakovicë të Podujevës.

I dyshuari gjatë realizimit të masave të fshehta të hetimit nga hetuesit policorë, ka ofruar për shitje 5000 copë monedha nga 2 euro (5000×2=10000). I dyshuari këtu monedha synonte t’i shiste për 6 mijë euro.

Gjatë kontrollit në makinën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 5 mijë monedha 2 euroshe që dyshohet se janë të falsifikuara, 3 kartëmonedha 20 euro që dyshohet të jenë po ashtu të falsifikuara, veturën e përdorur dhe një telefon celular.

“I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.