BALLKAN, 4 Dhjetor 2022, 10:49

“Sigurohu që mos ta vjedhin buzëqeshjen”/ Çfarë shkruanin 19-vjeçarja shqiptare dhe i dashuri i saj, para krimit të rëndë në Greqi

“Sigurohu që mos ta vjedhin buzëqeshjen”/
Kristjana Brakaj dhe Qamil Taja

Shqiptarja 19-vjeçare, Kristjana Brakaj, u vra me armë zjarri pistoletë nga i dashuri i saj Qamil Taja, teksa qendronte në divan në banesë ku bashkëjetonin në lagjen Kaminia të Pireut, Greqi.

Krimi i rëndë ndodhi dy ditë më parë pas një debati për shkaqe xhelozie, teksa Taja ndodhej dhe nën efektin e kokainës. Sipas fqinjëve, marrëdhënia e tyre nuk ishte aq dhe harmonike, pasi mes tyre ka pasur debate, grindje të shpeshta.

Në një prej postimeve të saj në rrjete sociale, Kristjana shkruante: “Pavarësisht se sa shumë të lëndojnë ata përreth teje, sigurohu që të mos ta vjedhin buzëqeshjen”.

Ndërsa në profilin e saj shkruhej: E vërteta që shqetëson, vlen më shumë se një gënjeshtër që është e përshtatshme!

Ata punonin në lokale të ndryshme përgjatë natës dhe kanë nisur të debatojnë pasi u kthyen nga puna në shtëpi. 

Qamil Taja, nën ndikimin e kokainës, ka nxjerrë armën dhe teksa 19-vjeçarja po qëndronte në divan e ka qëlluar disa herë në kokë dhe në gjoks, duke i shkaktuar vdekjen. Ai ka marrë armën, e ka fshehur në frigorifer dhe menjëherë është larguar nga banesa duke ka dalë në rrugë.

“Kam bërë shëtitje për të qetësuar mendjen”, mësohet se ka thënë ai, por siç pretendon, sapo ka kuptuar se çfarë kishte bërë, ka shkuar në Komisariat dhe ka pranuar krimin.

“Është koha të dorëzohem sepse kam vrarë partneren time në banesë”, ka deklaruar ai me qetësi para efektivëve.

Policia ka shkuar me shpejtësi në shtëpinë e çiftit që ndodhet në rrugën Vamva dhe ka gjetur gruan fatkeqe të shtrirë të vdekur në një pellg gjaku. 

Sipas dëshmisë në polici, autori është shprehur se përleshja mes tyre nisi pasi ishte xheloz për partneren e tij. I zemëruar dhe nën ndikimin e drogës, e vrau me pistoletën që ia kishte marrë rreth një vit më parë disa rumunëve.

Postimet e 25-vjeçarit

Qamil Taja, 25-vjeçari shqiptar që vrau të dashurën e tij Krisjana Brakaj në Greqi ishte mjaft aktiv në rrjetet sociale. Shpesh herë ai bënte shkrime kushtuar dashurisë apo vuajtjeve që vijnë prej saj.

Taja kishte bërë një status në rrjete sociale pasi t’i merrte jetën bashkëjetueses së tij, Krisjana Brakaj. “Kisha një dobësi, dashurova”, shkroi ai në profilin e tij në Facebook.

Në një tjetër postim ai flet për shikimin që sipas tij, kush është “bosh”, parashikon hakmarrje. Në dy postime të tjera, shqiptar flet për një histori të së shkuarës, ndarjen nga një person që kishte dashuruar.
Nuk dihet nëse këto postime kishin lidhje me Krisjanën që vrau, por para efektivëve, ai është shprehur se krimin e ka kryer pasi ishte shumë xheloz për 19-vjeçaren.

Postimet:

1-Kur shikimi është bosh, quhet hakmarrje!!!

2-Dje ishte dasma e gruas së jetës sime dhe unë nuk isha njeriu që prisja në kishë.
Dje ishte dita më e lumtur e gruas që doja më shumë dhe nuk mund ta festoja me të.
Dje gruaja e jetës sime mori një mbiemër, dhe jo timin!
Dje pata një dhimbje të re dhe ka emrin e saj.
Dje mendova të bëja një çmenduri, vrapova në ceremoni, t’i kërkoja priftit të ndalonte dasmën, se nuk mund ta humbisja!

3-Jemi ndarë prej 7 muajsh, gjatë kësaj kohe secili ka jetuar jetën e tij si të donte dhe me kë të donte, ajo pati sukseset e saj dhe unë pata dështimet e mia, folëm keq për njëri-tjetrin dhe ende i thamë fjalë të rënda njëri-tjetrit sot i kam qene ne spital për 7 dite dhe qe kur mori vesh qe gjendja ime ishte pak me e rende nga sa prisnim dhe se problemi nuk ishte vetëm këmba ime, ai ka 4 dite që fle në këtë karrige pa lëvizur duke pritur mua shërimi, ai pushoi së festuari, jetën e saj, me miqtë e saj, angazhimet e saj, krenarinë e saj, madje edhe një pjesë të familjes së saj që të mos më linte vetëm në këtë shtrat dhe të më shihte të largohesha nga këtu.

4- Nuk më largohesh kurrë nga mendja
çdo gjë e imja të përket ty
Ti nuk u largove kurrë, për mua ke ekzistuar
Vendi i parë do të jesh gjithmonë ti