BALLKAN, 16 Mars 2022, 18:42

“Shqipëria e para në Europë për aplikimet për azil”/ Braimllari: Qytetarët s’kanë besim te qeveria, ndaj po largohen!

“Shqipëria e para në Europë për aplikimet për

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari përmes një reagimi në rrjetet sociale, shkruan se Shqipëria renditet e para në Europë për aplikime për azil. Sipas tij, mungesa e punës, pasiguria, kosto e lartë e jetesës dhe korrupsioni kanë detyruar qytetarët të largohen.

Çështja e incenatorëve thotë ai është dëshmia më e qartë se si një qeveri abuzon me fondet publike, taksat e qytetarëve dhe nuk merr asnjë ndëshkim.

Postimi i Endrit Braimllarit:

Shqiperia e para ne Europe per aplikime per azil.

Mungesa e vendeve te punes, pasiguria, kosto e larte e jeteses, korrupsioni dhe pagat e ulta kane detyruar qytetaret qe te largohen.

Asnje shprese nuk kane qytetaret me qeverine e Rilindjes e cila ka ndertuar nje sistem perfekt abuzimi.

Çeshtja e inceneratoreve eshte deshmia me e qarte sesi nje qeveri abuzon me fondet publike me taksat e qytetareve dhe deri me tani nuk ka asnje ndeshkim.

“Shqipëria e para në Europë për aplikimet për