BALLKAN, 15 Mars 2022, 21:59

Pas mbështetjes për anëtarësimin në NATO, kongresmeni amerikan letër pesë vendeve të Bashkimit Europian: Njiheni Kosovën!

Pas mbështetjes për anëtarësimin në NATO, kongresmeni

Kongresmeni amerikan Ritchie Torres, një zë i fortë pro anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian, u ka dërguar një letër ambasadorëve pesë vendeve të BE-së që ta njohin Kosovën si shtet i pavarur.

Torres u shkroi ambasadorëve të Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës që të ndryshojnë qasje ndaj Kosovës dhe ta njohin pavarësinë e saj.

“Kosova ka qenë e pavarur për 14 vjet, por ka disa vende të BE-së që nuk e njohin këtë. Unë i bëj thirrje Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës që të rishqyrtojnë pozicionin e tyre dhe ta njohin Kosovën si një komb të pavarur në mënyrë që Kosova të ketë një rrugë për të hyrë në BE”, ka shkruar Torres, në një postim në Tëitter ai, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se disa ditë më parë kongresmeni amerikan nisi një fushatë për anëtarësimin e Kosovës në NATO, nisur dhe nga zhvillimet në politikën botërore pasi pushtimit të ukrainës.

“Në sfondin e pushtimit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, Kosova sërish kërkon të jetë anëtare e NATO-s. Disa javë më parë, unë avokova për pranimin e Kosovës në NATO. Bërja e gjësë së duhur nga aleatët tanë nuk ka qenë kurrë më urgjente”, tha ai.