TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Gjykatën e Podgoricës, në Malin e Zi. 7 persona kanë mbetur të plagosur dhe një ka humbur jetën në një shpërthim në një Gjykatë në Podgoricë. 39 vjeçari Mladen Bulatoviç ka vdekur pas shpërthimit të një granatë dore në hyrje të Gjykatës.
Shpërthim me bombë në Gjykatën në Podgoricë, një i vdekur dhe 5 të plagosur
Sipas, Sergjan Koraq nga Policia Kriminale, 39-vjeçari nga Podgorica vdiq pasi aktivizoi mjetin shpërthyes.
“Ka shumë të ngjarë që ai të ketë aktivizuar mjetin shpërthyes me fuqi të shkatërruese kur ka hyrë në ndërtesën e Gjykatës Themelore”, tha Koraq.
Sipas burimeve, viktima kishte një çështje gjyqësore në gjykatë.
“Komisariat” për të miturit, fëmijët që kryejnë krime intervistohen në ambiente të veçanta në Shkodër
Ndërkohë, mes shtatë të plagosurve është edhe avokati i 39-vjeçarit.
Sipas të njëjtave informacione, njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rendë.
“Rreth orës 11:35 në hyrje të objektit të Gjykatës Themelore në Podgoricë, M.B. me shumë gjasa ka aktivizuar një granatë dore, e cila e ka vrarë, ndërsa pesë persona, sipas informacioneve të deritanishme, janë lënduar”, njofton policia.
Siç shtojnë ata, ekipet e policisë dhe shërbimet kompetente ndodhen në terren për hetimin dhe sigurimin e vendit të ngjarjes. PO ashtu mësohet se ngjarja e rëndë nuk ka të bëjë me politikë apo terrorizëm.
⚡️ Podgorica. An explosion is reported in the capital of Montenegro.
— unewsal (@smth_unewsal) March 3, 2023
Terrorist activated a bomb near the entrance to the court. The perpetrator who planted the bomb was killed. Several bystanders are wounded and dead as the result of the explosion. pic.twitter.com/Ypg5AKRKqu