BALLKAN, 3 Mars 2023, 09:02

Kurti: Asociacioni nuk do të kalojë në qeveri

Kurti: Asociacioni nuk do të kalojë në qeveri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se Asociacioni i komunave me shumicë serbe ka kaluar në Kuvend, por nuk ka kaluar në Gjykatën Kushtetuese, në popull e as në qeveri.

Gjatë fjalës së tij ditën e djeshme në seancën në Kuvend, Kurti u shpreh se Beogradi, që nga vjeshta e vitit të kaluar ka insistuar që marrëveshja të bëhet pasi të zbatohet Asociacioni.

Por sipas tij, kjo nuk u bë dhe është fitore për Kosovën.

“Zajednica ka kaluar këtu në kuvend, Zajednica nuk ka kaluar në Gjykatë, nuk ka kaluar as në popull e nuk kalon as në kryeministri e qeveri, por tek ju ka kaluar.

Insistimi i Beogradit është të bëjmë marrëveshje pasi të zbatojmë Asociacionin dhe kjo nuk u bë. Kjo është fitore e jona, nuk është e imja, por e Kosovës dhe qëndrueshmërisë së saj”, theksoi ai.