TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me grabitjen e pasdites së kësaj të mërkure në një argjendari në Suharekë të Kosovës.
Mësohet se nga grabitja e armatosur, autorët kanë arritur të marrin florinj që konsiderohen të jenë të një vlere prej 250 mijë euro.
“Nuk është bërë vlerësim zyrtar i shumës së grabitur në argjendari. Në bazë të dhënave të para të marra nga pronari i biznesit të grabitur shuma mund të jetë rreth 250 mijë euro”, ka deklaruar prokurorja Ervehe Gashi për Telegrafin.
Sipas informacionit zyrtar të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45 dhe sapo patrulla ka mbërritur në vendngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të efektivëve.
Për pasojë, një zyrtar policor është plagosur lehtë nga arma e zjarrit, ndërsa një tjetër është lënduar gjatë aksionit.
Dyshohet se autorët ishin katër dhe se kanë përdorur një makinë me targa të vjedhura.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Njoftimi i plotë i policisë:
Sot me datë 22.11.2023 rreth orës 15:45 policia është njoftuar për një rast “Grabitje e armatosur”, që ishtë në zhvillim e sipër në një argjendari , në rrugën Brigada 123, në Suharekë.
Policia me të marr informatën, konkretisht patrulla më e afërt është nisur në atë drejtim, policia ka mbërri shumë shpejt dhe grabitësit i ka hasur në vendin e ngjarjes.
Të dyshuarit ishin të maskuar dhe të armatosur, posa patrulla policore ka mbërri në vend ngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, me atë rast një zyrtar policor është plagosur lehtë nga arma e zjarrit ,ndërsa një tjetër zyrtar policor është lënduar gjatë aksionit.
Në ndërkohë kanë mbërri edhe përforcime të tjera policore, nga të dhënat e para dyshohet se ishin katër të dyshuar.
Të dyshuarit janë larguar nga vendi dhe policët iu janë vënë pas, gjatë rrugës të dyshuarit kanë vendosur pengesa të ndryshme dhe kanë arrit që të arratisën.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në bashkëpunim edhe me Drejtorit tjera Rajonale janë angazhuar me tërë kapacitetin e tyre për zbardhjen e rastit konkrteisht identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve.
Ftojmë gjithashtu të gjithë qytetarët që kanë çfarëdo informacioni që mund të na ndihmon në kapjen e kryesve të këtij rasti të kontaktojnë policinë.
Policia në përgjithësi edhe në Prizren në veçanti vazhdon të jetë e përkushtuar për të ofruar ndihmë, rend dhe siguri për të gjithë qytetarët.