BALLKAN, 18 Dhjetor 2022, 16:12

Protesta e serbëve në kufij me Jarinjën, reagon Presidenca e Kosovës: Pjesëmarrësit janë vegla të Serbisë dhe Rusisë për të destabilizuar vendin tonë

Protesta e serbëve në kufij me Jarinjën, reagon Presidenca e

Pas protestës së serbëve, në kufij me veriun e Kosovës ka reaguar shefi i Presidencës së Kosovës, Blerim Vela.

Përmes një postimi në Twitter, Vela shkruan se serbët tentuan të sulmojnë pikën kufitare të Jarinjës.

Sipas tij protestuesit duhet të ndalohen pasi janë vegla të Beogradit dhe Rusisë që kanë vetëm një synim, të destabilizojnë Kosovën.

“Ekstremistët e krahut të djathtë të lidhur me regjimin e Vuçiqit dhe me organizata ruse, sapo tentuan që ta sulmojnë pikën kufitare në Jarinjë. Këto organizata duhet të ndalohen pasi janë vegla të Beogradit dhe Rusisë për ta destabilizuar Kosovën dhe rajonin.”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se gjatë protestës së serbëve pranë kufirit me Jarinjën pati edhe tensione dhe tentativa për të çarë kordonët policorë dhe për të hyrë në Kosovë.

Gjithashtu u përdorën fyerje ndaj KFOR-it dhe parulla me gjuhë urrejtjeje.