BALLKAN, 18 Dhjetor 2022, 10:11

Dy shqiptarët që u goditën nga treni në Gjermani janë nga Podujeva, njëri la 4 fëmijë jetimë

Dy shqiptarët që u goditën nga treni në Gjermani janë
Admir Seta dhe Leutrim Hyseni

Dy shqiptarë të Kosovës kanë gjetur vdekjen tragjikisht në një aksident të rëndë në Gjermani. Lajmi bëhet me dije nga mediat gjermane dhe identiteti i viktimave është konfirmuar dhe nga Shoqata Hamunitare Dardania Wiesbaden në rrjetet sociale.

Dy shqiptarët u aksidentuan nga një tren teksa ata ishin duke kaluar shinat e trenit. Shqiptarët që gjetën vdekjen janë Admir Seta (40 vjeç) i cili la pas gruan dhe katër fëmijë të mitur, si dhe Leutrim Hyseni (31 vjeç).

Sipas zëdhënësit të policisë gjermane, në afërsi të vendit të aksidentit ka një shteg, i cili përdoret shpesh nga qytetarët për të kaluar nëpër shina.

Kalimi i shinave hekurudhore në zonën midis Christof-Ruthof-Weg dhe Otto-Suhr-Ring në Mainz-Kastel përfundoi në mënyrë tragjike për 40-vjeçarin dhe 31-vjeçarin. 

Sipas statusit aktual të hetimit policor, burrat e kanë anashkaluar trenin që po afrohej rreth orës 18:05 të së premtes.