TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndërsa përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë kërkuar heqjen e barrikadave në veri të Kosovës, një tjetër barrikadë është vendosur mbrëmjen e djeshme atje.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi, ku thuhet se barrikada e re është vendosur saktësisht në lagjen Berxhane, në rrugën që të çon në Zveçan.
Në njoftimin e saj, policia thotë se situata vijon të jetë provlematike dhe se dy pikat kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut vazhdojnë të jenë të mbyllura.
Njoftimi i plotë:
Që nga vendosja e barrikadave në veri të vendit, situata e sigurisë vazhdon të jetë e njëjtë, dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura, siç dihet tani më për shkak të vendosjes së barrikadave nga grupet kriminale.
Vendosja e barrikadave vazhdon të cenojë lirinë e lëvizjes së lirë, e po ashtu të pamundësojë hyrje-daljet në dy pikat kufitare të qytetarëve dhe mallrave.
Gjatë natës ka vazhduar vendosja edhe e një barrikade të re, në lagjen Berxhane që shpie për në Zveçan, për të vazhduar pengimin e lirisë së lëvizjes së lirë edhe në rrugët alternative, e që po vështirëson edhe më tej jetën e qytetarëve në veri të vendit.
Policia e Kosovës, sipas mandatit të saj ligjor e kushtetues po angazhohet në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve dhe vendit.