BALLKAN, 18 Dhjetor 2022, 13:27

Njeriu i Putinit dhe Vuçiçit në krye të protestuesve me maska në Jarinjë: Nuk njohim asnjë institucion të Kosovës

Njeriu i Putinit dhe Vuçiçit në krye të protestuesve me
Damjan Knezeviq

Damjan Knezeviq, një serb që ka lidhje të afërta me grupin paramilitar rus Wagner, nga Rashka e Serbisë ka bërë thirrje për rezistencë nga barrikadat e vendosura nga grupet kriminale në veri të Kosovës. "Wagner" është në pronësi të Yevgeny Prigozhit, njeri i afërt i presidentit rus Vladimir Putin.

Sipas Knezheviqit, shumë shpejtë do të kuptohet mesazhi, siç e ka quajtur ai, i dërguar nga ata.

“Kjo nuk është hera e parë që unë me vëllezërit nga Mali i Zi dhe Republika Serbe takohemi. Ne merremi vesh, takohemi herë pas here sikurse tani për të dërguar mesazhe. Mesazhin do ta kuptoni shumë shpejtë që do ta dërgojmë”, ka thënë ai para nisjes së protestës në Jarinjë, shkruan The Geopost.

Ai shton se dikush nga ta do t’iu bashkohet barrikadave.

“Nuk i kemi ftuar ne, i kanë ftuar serbët që janë në barrikada. Ne kemi ardhur për të dëshmuar se ne ekzistojmë dhe për të vazhduar barrikadat. Mundet që dikush nga ne do të qëndrojë (në barrikada). Nuk e pranojmë asnjë institucion, nuk e pranojmë asnjë marrëveshje që është nënshkruar pas Rezolutës 1244. Shihemi në Jarinjë”, ka shtuar ai.

Njeriu i Putinit dhe Vuçiçit në krye të protestuesve me

Disa nga rrugët në veri të Kosovës, vazhdojnë të jenë të bllokuara për të nëntën ditë më radhë, si pasojë e vendosjes së barrikadave nga serbët lokalë të mbështetura nga regjimi i Beogradit.

Kjo situatë vazhdon të përkeqësohet për faktin se dhjetëra pjesëtarë të grupeve ekstremiste serbe dhe ruse, të armatosur kanë shtuar prezencën në këtë pjesë të Kosovës.

Njeriu i Putinit dhe Vuçiçit në krye të protestuesve me

Përveç Wagnerit, prezent në këtë pjesë janë edhe pjesëtarë të grupit ekstremist rus “Ujqërit e Natës”. Ata shihen duke i dhënë përkrahje vendosjes së këtyre barrikadave, të vendosura një javë më parë, duke thënë se fitorja e Serbisë do të jetë po ashtu fitore e Rusisë.

Knezheviq që është drejtues i “Narodna Patrola” ka lidhje të afërta me Danilo Vuçiqin, që është biri i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.