BALLKAN, 18 Dhjetor 2022, 13:08

KFOR-i vendoset në Jarinje, ekstremistët serbë mblidhen matanë kufirit me Kosovën

KFOR-i vendoset në Jarinje, ekstremistët serbë mblidhen

KFOR-i vendoset në Jarinje për shkak të tubimit të ekstremistëve matanë kufirit. Trupat e KFOR-it janë vendosur në Jarinjë, derisa është paralajmëruar se në anën tjetër të kufirit do të mblidhen ekstremistë.

Sipas “Kossev” përmes rrjeteve sociale është lënë një takim “me qëllim të zhbllokimit të kalimit për serbët” nga Kosova.

“Kossev” raporton se ata do të vijnë nga Mali i Zi, Republika Srpska dhe Serbia, e që si orë e takimit është dhënë ora 13:00.

Kujtojmë që sot është dita e nëntë e barrikadimit të Veriut, pasi serbët lokalë vendosën kamionë e makineri të rëndë në disa rrugë. Këtë veprim ata e morën pas arrestimit të ish-policit, Dejan Pantiq.