BALLKAN, 15 Korrik 2022, 19:13

Von der Leyen përsërit qëndrimin e saj që mbajti në Kuvendin e RMV-së: Do ta respektojmë gjuhën maqedonase

Von der Leyen përsërit qëndrimin e saj që mbajti në

Presidentja e Komisionit Evropian e ka përsëritur qëndrimin e saj në lidhje me negociatat e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Në një postim të bërë sot në llogarinë e saj në Twitter, shefja e KE-së përsërit atë që tha gjatë fjalimit që mbajti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, sa i përket gjuhës maqedonase.

“Nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj. Ne e respektojmë këtë plotësisht”,  shkruan Von der Leyen bashkë me videon nga fjalimi i saj i djeshëm në Kuvendin e RMV-së.

Presidentja e KE-së u shpreh të enjten para ligjvënësve të se Maqedonia e Veriut ka mundësi të veçantë për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së.