TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Serbia i ka dalë në mbrojtje liderit rus, Vladimir Putin, pasi ky i fundit u cilësua nga presidenti amerikan Joe Biden kriminel lufte. Reagimi vjen nga ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin, i njohur për qëndrimet e tij pro-ruse.
"Fjalët e Bidenit janë fyerje për Rusinë", tha Vulin sot, i cituar nga Tanjug.
Sipas ministrit serb, Putin është një lider i zgjedhur në mënyrë demokratike në një vend sovran.
Kujtojmë se presidenti amerikan e quajti homologun e tij rus “kriminel lufte”, ditën e mërkurë, ndërsa Rusia po intensifikon sulmin e saj mbi Ukrainë.
“Unë mendoj se ai është një kriminel lufte,” tha Biden.
Kjo ishte hera e para që presidenti i SHBA, Biden, apo zyrtarë të lartë amerikanë shprehen qartë për krimet ruse në Ukrainë.