BALLKAN, 19 Mars 2024, 17:52

Përfundon takimi i përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, palët afat deri në 22 mars për të dorëzuar propozime mbi dinarin serb

Përfundon takimi i përfaqësuesve të Kosovës dhe

Takimi mes palëve Kosovë-Serbi duket se nuk ka pasur ndonjë rezultat konkret dhe pritet që të ketë një tjetër takim mes përfaqësuesve të të dy shteteve javën e ardhshme në Bruksel.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi tha se palët duhet të dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e problemit të heqjes nga qarkullimi të dinarit serb deri më 22 mars.

Ai shtoi se takimi në javën e ardhshme do të bëhet për të parë nëse mund të arrihet në një marrëveshje që do të ishte e pranueshme për Kosovën.