TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniç, i është djegur dyqani i rrobave, i cili ndodhet në qendër të qytetit.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (8 mars).
Sipas policisë, Tomaniç ka thënë se dyshon që zjarri i është vënë qëllimisht nga persona të dyshuar.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin butikut të saj, zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Lidhur me rastin ankuesja dyshon se zjarri i është vënë qëllimshëm nga persona të dyshuar. Sipas ankueses, vlera e dëmit është e lartë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.